Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet sot seanca për dosjen “5D”. Një nga dëshmitaret, Pranvera Shahinasi, ish-ekonomiste pranë kompanisë “Igor Electrik” gjatë viteve 2016-2019, ka dhënë detaje mbi funksionimin e brendshëm të shoqërisë, rolin e administratorëve, qarkullimin e parave dhe komunikimet me persona të përfshirë, si Mariglen Qato e Redi Molla.
Shahinasi: Në “Igor Electrik” kam punuar në periudhën 2016-2019, kam qenë ekonomiste. Bëja regjistrime në sistem, merresha me faturat. Punën ma përcaktonte administratori, Eduart Menga. Punën e gjeta te këto faqet e punësimit dhe më pas fola me Eduart Mengën. Nestor Muhametllari ka ardhur në shoqëri në vitin 2018. Nestor Muhametllari kur vinte aty takonte Eduart Mengën.
Para cash nuk mbanim në zyrë, unë personalisht nuk kam mbajtur. Paratë fizike nuk e di ku i mbanin. Përveç llogarive bankare shoqëria nuk e di nëse kishte vend fizik për të mbajtur paratë. Deri në 150 mijë kam parë, që i përdorimim për pagesa. Jam pyetur në prokurori për termin “Honorër”, por nuk mbaj mend diçka konkrete nëse përdornim pagesa honorare. Gjatë punës time e kam parë termin “honorar”, jepeshin në varësi të shërbimeve. Mariglen Qaton e njoh, ka qenë person që ka ardhur në zyrë disa herë. Kur vinte, ai takonte administratorin. Marigleni nuk e di nëse ishte apo jo ortak, në letra kisha persona të tjerë te regjistruar si ortakë, flas në QKB. E-mailin e shoqërisë e përdorja unë, si dhe persona të tjerë, edhe nga nusja e Eduardit që ishte ekonomiste. Kam dërguar e-maile në momentin që më është thënë të dërgoja, tek persona të ndryshëm. Nuk i jepja rendësi se cilit person po ja dërgoja.
(I paraqitet një e-maili nga prokurori Klodian Braho, email i dërguar në adresën e Mariglen Qatos).
Edhe Mariglen Qatos i kam dërguar email, i kam dhënë një informacion financiar, të dhëna financiare për kompaninë. Këtë email ia kam dërguar edhe administratorëve, nuk mbaj mend nëse ia ka nisur ndonjë personi tjetër. Shtetasin Redi Molla e kam njohur, ka qenë drejtor i UKT./Raportoi Fatjon Gjinaj - Gazetar SYRI TV
© SYRI.net