EMRI/ Shpërthimi me tritol në Tiranë, shënjestra me të shkuar kriminale

EMRI/ Shpërthimi me tritol në Tiranë, shënjestra me të shkuar kriminale

08:52, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Peti” në Tiranë, ku sipas të dhënave zyrtare, një sasi lënde plasëse dyshohet të jetë vendosur në portën e garazhit të shtetasit Elvis Kosova, 39 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ku janë prekur disa automjete të parkuara në afërsi si dhe pjesë të godinës përreth. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat po analizohen nga ekspertët për të identifikuar autorët e ngjarjes. 

Elvis Kosova rezulton person me precedent penal. Ai është arrestuar në gusht të vitit 2024, pasi akuzohej për përfshirje në vjedhjen e një automjeti luksoz, tip Audi R8, me vlerë rreth 200 mijë euro. Në atë rast, Kosova u arrestua bashkë me një shtetas turk dhe çështja mori vëmendje për shkak të mënyrës së sofistikuar të realizimit të vjedhjes.

Policia nuk përjashton mundësinë që ngjarja e sotme të jetë një formë paralajmërimi apo hakmarrjeje e lidhur me të kaluarën kriminale të 39-vjeçarit. Hetimet vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco