Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër/ Ndërrojnë jetë gjyshërit, tre të plagosur, 6-vjeçari në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër/ Ndërrojnë jetë gjyshërit, tre të plagosur, 6-vjeçari në gjendje të rëndë

07:35, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë në aksin Lezhë- Shkodër/ Traileri përplaset me një makinë, disa ambulanca në vendngjarje, raportohet për viktima

Gjyshja 56 vjeç humbi jetën në vendngjarje dhe 4 persona të tjerë u plagosën, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar.

Në mjet me 6 vjeçarin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit.

Të gjithë të plagosurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë fillimisht ishin i mituri dhe gjyshi i tij, të cilët u intubuan. Pas mesnate gjyshi rreth 64 vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerr të plagosurit nga kanali, raportojnë burimet.

Në ndihmë të të plagosurve shkuan disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco