Vihet nën kontroll zjarri në pyjet e fshatit Mamëz në Kukës, flakët u shuan me mjete rrethanore

Vihet nën kontroll zjarri në pyjet e fshatit Mamëz në Kukës, flakët u shuan me mjete rrethanore

18:49, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri që përfshiu mbrëmjen e së martës, 22 korrik pyjet e fshatit Mamëz në Kukës është vënë nën kontroll pas një operacioni të vështirë në terren. Era e fortë dhe terreni i thyer malor e përkeqësuan situatën, ndërsa dhjetëra forca, përfshirë zjarrfikës, vullnetarë, ushtri dhe banorë vendas, u përballën me flakët për orë të tëra.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që zjarri shpërthen në zonën e Mamëzit, duke ngritur alarmin për rrezikun në rritje gjatë ditëve të nxehta të verës. Flakët, të përhapura nga era e fortë, përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur dhe pyje dushku.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan 22 efektivë zjarrfikës, dy grupe vullnetarësh, punonjës të shërbimit pyjor dhe trupa ushtarake të ardhura nga Tirana. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja me automjete zjarrfikëse nuk ka qenë e mundur. Operacioni është kryer me pompa shpine dhe mjete rrethanore.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Kukësit, vatra e zjarrit është vënë nën kontroll, por disa pika të vogla aktive po monitorohen nga afër për të shmangur rindezjen. Nuk ka ende informacion zyrtar për shkakun e zjarrit,ndërsa burime në terren flasin për dëmtimin e disa hektarëve me pyll dhe bimësi.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve për vigjilencë maksimale dhe bashkëpunim në raportimin e çdo vatre zjarri. Temperaturat e larta dhe era e fortë vijojnë të mbeten faktorë kritikë për përhapjen e flakëve në zonat pyjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco