U kapën në flagrancë duke vjedhur karburant në makinat e parkuara, arrestohen dy shqiptarët në Itali

U kapën në flagrancë duke vjedhur karburant në makinat e parkuara, arrestohen dy shqiptarët në Itali

16:15, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Shqiptarët u arrestuan pasi akuzohen për vjedhjen e karburantit në mjetet e parkuara. Ata u ndaluan gjatë fundjavës në Breshia. Shqiptarët u panë nga një qytetar i cili denoncoi sesi ata vodhën naftën nga një automjet i parkuar në Via Buozzi.

Brenda pak minutash, makinat e patrullës kapën makinën e përdorur nga dy kriminelët, duke zbuluar midis sediljeve pesë kanaçe plot me naftë të vjedhur, disa mjete për vjedhje, dy thika dhe tre kaçavida. Bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikte në këmbë brenda një ndërtese, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër.

Dy burrat e arrestuar u identifikuan si 42-vjeçari me inicialet P.E. dhe 39-vjeçari me inicialet C.H. Ata akuzohen për tentativë vjedhjeje të rëndë dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve të vjedhjes me thyerje. Shefi i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, ka nënshkruar një urdhër dëbimi për të dy. Urdhri do të hyjë në fuqi pas lirimit të tyre nga burgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco