Protestë për situatën në Gaza, aktivistja Greta Thunberg mbërrin në Tiranë, tubimi në sheshin ‘Skënderbej’

Protestë për situatën në Gaza, aktivistja Greta Thunberg mbërrin në Tiranë, tubimi në sheshin ‘Skënderbej’

15:54, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme në Tiranë në orën 18:00. do të mbahet një protestë pro Palestinës teksa pjesë e saj do të jetë aktivistja e njohur, Greta Thunberg.

Me anë të një videomesazh në rrjetet sociale, Thunberg thotë se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

Ajo thotë se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur.

Aktivistja shton se tubimi do të jetë për të kërkuar “fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”.

“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, thotë Thunberg.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco