Tregtarët e Zdrales në Shkodër kanë protestuar para Bashkisë duke kërkuar një zgjidhje që të mos largohen nga tregu ku shesin aktualisht. Ata shprehen se nuk kanë ku të shkojnë dhe me këtë biznes mbajnë familjet e tyre. Tregtarët kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun Benet Beci, i cili nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje
Syri TV
Kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së Shkodrës tregtarët e Zbrales, pasi kanë marrë njoftimin për të liruar hapësirat që tregtojnë, pasi në aty do të ndërtohet një kompleks i ri. Ata kundërshtojnë largimin nga zona ku tregtojnë dhe kërkojnë që të ketë një zgjidhje mes bashkisë dhe myftinisë. Edhe pse kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun Benet Beci, ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje të situatës.
Tregtarët shprehen se kjo është e vetmja mënyrë që ata mbajnë familjet e tyre dhe theksojnë se i kanë paguar detyrimet që kanë ndaj Myftinisë Shkodër.
Sipas një leje të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, tregu do të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi të ri.
© SYRI.net