Skeleti i një njeriu dhe i një kafshe janë zbulimet e fundit te arkeologeve në kalanë e Gjirokastrës. Gjatë fazës së fundit të kërkimeve skeletet janë zbuluar një segment muri që mendohet se i përket antikitetit të vonë.
Syri tv
Zbulime të rralla në Kalanë e Gjirokastrës. Pas rikthimit të arkeologëve dhe specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë kulturore gjatë fazës së fundit të kërkimeve kanë zbuluar një segment muri që mendohet se i përket antikitetit të vonë. Pjesërisht brenda rrënojave të nje muri, u identifikua edhe një skelet njeriu, i cili sipas vlerësimeve paraprake i përket një mashkulli të ri, rreth të njëzetave, me shtat të shkurtër. Në të njëjtin sektor është gjetur gjithashtu edhe skeleti i një kafshe, që mendohet të jetë kalë
Eshtrat do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme laboratorike për të përcaktuar me saktësi periudhën, shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e varrimit. Kërkimet do të vijojnë gjatë gjithë verës në pika të ndryshme të kalasë, me qëllimin për të dokumentuar gjetje të rëndësishme që datojnë në shekujt IV–VI.
© SYRI.net