SYRI TV/ Piku i sezonit, Golemi thahet për ujë, largohen pushuesit...

15:06, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Golemi një nga zonat me të frekuentuara nga turistët, po thahet për ujë. Në kulmin e sezonit turistik, kjo zonë është pa ujë të pijshëm. Banorët por edhe bizneset ankohen se më shumë se një muaj nuk kanë ujë, por atë e blenë si për të pirë ashtu edhe për të larë. Shkak për këtë situatë është bërë ndërhyrja ne rezervuarin e Manskurisë, e cila është lënë të bëhet në sezon veror.

Syri tv

Prej më shumë se një muaji banorët nuk kanë ujë në çezmat e tyre, madje theksojnë se edhe kur vjen është i ndotur dhe i pa përdorshëm. Mungesa e ujit në këtë sezon veror po dëmton bizneset e tyre, por edhe po largon turistet nga zona e Golemit, e cila është zona më e frekuentuar si nga turistë të huaj ashtu edhe pushues vendas. Banorët por edhe pushuesit thonë se ujin për të pirë e blenë, teka një autobot me ujë nga 5 mijë leke të rinj që shitej, për shkak të situatës së rënduar ka shkuar në 30 mijë lekë të rinj duke pasur një rritje të pa kontrolluar

Shkak për këtë situatë të rënduar të mungesës së ujit të në Golem është ndërhyrja që po bëhet te rezervuari i Manskurisë,

një projekt i shpallur në janar me vlerë mbi 4 milionë euro. Projekti, që sipas institucioneve kishte si synim rritjen e sigurisë së digës pas një defekti të identifikuar në vitin 2015, është kthyer në një hallkë tjetër problematike. Në vend që të kryhej me planifikim dhe koordinim, punimet nisën në mënyrë që i kapën të papërgatitur të gjithë banorët, përfshirë pronarët e hoteleve, restoranteve dhe mijëra pushues. E teksa kryeministri Edi Rama poston per Shqiperine turistike dhe ardhjen e pushuesve, Golemi eshte fytyra tjeter e turizmit, ku shteti është inekzistent, ku institucionet janë të shurdhër dhe të pa fuqishme për të zgjidhur situatën me ujin në një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco