Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë në afërsi të fshatit Dvoran, në qarkun e Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar jashtë rrugës, duke shkaktuar lëndime si për veten ashtu edhe për bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në vendin e pasagjerit.
Të dy të plagosurit janë nisur menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, mësohet se nga aksidenti është dëmtuar edhe një këmbësore, e cila është transportuar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
© SYRI.net