Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës,Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj, Maks Haxhia.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Xoxa do të njihet sot me akuzat që rëndojnë mbi të, në kuadër të hetimeve të thelluara për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash, ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj dhe disa biznesmenë.
Ajola Xoxa dhe avokati mbrojtës kanë marrë materialet dhe në bazë të dispozitave pasi të njihen me akuzën do të vendosin çfarë qëndrimi do të mbajnë, do japim deklarime apo do të bëjnë memo.
Pala mbrojtëse ka kërkuar t’i vënë në dispozicion edhe materialet hetimore, ndërsa nga SPAK është komunikuar që ato do tu vihen kundrejt pagesës, gjë e cila nuk është pranuar nga avokati Maks Haxhia.
© SYRI.net