Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë, dhunoi vjehrrën dhe e bëri për spital

Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë, dhunoi vjehrrën dhe e bëri për spital

09:35, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rast i rëndë dhune në familje është shënuar në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur vjehrrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime që kërkuan ndërhyrje mjekësore.

E moshuara u transportua në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është larguar për në banesë.

Njoftimi: 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij, e cila pasi mori mjekim në spital, kaloi për në banesë;

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco