Fushë Arrëz/ Lëvizte me shpejtësi,  makina humb kontrollin dhe përfundon në një lokal! Tre të lënduar

Fushë Arrëz/ Lëvizte me shpejtësi, makina humb kontrollin dhe përfundon në një lokal! Tre të lënduar

22:33, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet ështe përplasur me një lokal në hyrje të qytetit të Fushë Arrëzit gjatë mbrëmjes së sotme.

Për pasojë është lënduar e zonja e lokalit, e cila ishte para lokalit, së bashku me dy gra të tjera që ishin në një tavolinë. Gruaja F.B. së bashku me dy gratë e tjera janë transportuar drejt spitalit të Pukës. Të dëmtuarat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë në Spitalin e Pukës.

Drejtuesi i mjetit F. R. është shoqëruar në Polici. Dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi kur humbi kontrollin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco