Prej 12 korrikut, vatra e zjarrit në Dukat vijon të mbetet aktive. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Ndërkaq, relievi malor dhe i thepisur ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Reuters ka shpërndarë disa pamje ajrore dhe termike të cilat janë publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë, të cilat tregojnë shtrirjen e zjarreve në Dukat.
Pamjet tregojnë situatën alarmante me shumë vatra zjarri aktive që përhapen në të gjithë peizazhi.
Forcat zjarrfikëse shqiptare po punojnë në terren me mbështetjen e katër avionëve të ardhur nga Italia dhe Greqia.
© SYRI.net