Shtatë persona janë arrestuar nga autoritetet britanike, pasi një jaht që mbante emigrantë të paligjshëm u ndalua në Kanalin Anglez.
Anija, e cila vinte nga Franca veriore, u pikas nga Forca Kufitare pranë Ishullit Wight të dielën pasdite, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Autoritetet britanike arrestuan dy pjesëtarët e ekuipazhit të jahtit, dy shtetas ukrainas të moshës 43 dhe 37 vjeç, për lehtësim të imigracionit të paligjshëm.
Në bordin e jahtit ndodheshin 5 emigrantë, 4 prej të cilëve shqiptarë dhe një shtetas vietnamez - u ndaluan gjithashtu sipas ligjeve të imigracionit.
Zyrtari i Lartë Hetues, Julian Harriman tha: “Ky operacion ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të NCA-së, të udhëhequr së bashku me autoritetet gjyqësore franceze dhe Xhandarmërinë Kombëtare.”
"Luftimi i bandave që kontrabandojnë njerëz mbetet një përparësi, si për Francën ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar."
Shtatë të dyshuarit mbeten në paraburgim, ndërsa jahti u dërgua në Marinën e Gosport./ BBC.
© SYRI.net