Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën me 4 vjet e 8 muaj

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën me 4 vjet e 8 muaj

16:17, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Apeli i GJKKO ka vendosur uljen e dënimit për Pashk Sylën, i kapur në trafik droge nga Shqipëria në Greqi. Dënimi fillestar që ka dhënë GJKKO ishte 7 vite burg.

Pashk Syla kërkoi ndryshim të vendimit që e dënonte me burg. Gjykata e Apelit nuk e rrëzoi vendimin, por ia uli dënimin me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burg.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarëtIgerta Hysi(kryesuese),Florjan Kalaja(anëtar) dheTereza Merkaj(anëtare), më datë22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41akti, datë 08.05.2025 regjistrimi,mbi ankimin e paraqitur ngai pandehuri P.S., ndaj vendimit nr.11, datë 03.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 03.02.2025 të Gjykatës së PosaçmeShkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin P.S., me këtë ndryshim:

Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Pashk Syla me 4(katër) vjet e 8(tetë) muaj burgim.

Shpenzimet gjyqësore të gjykimit në apel, i ngarkohen të pandehurit.
Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të tij.

U shpall në Tiranë, më datë 22.07.2025.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco