SYRI TV/ Fermerët e Livandos drejt falimentit: Çmimi nuk mbulon as kostot dhe mundin

13:57, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e zonave Kushovë dhe Skënderbegas në bashkinë Gramsh, të njohur për kultivimin e livandës, janë përballë një krize të thellë ekonomike. Shitja me çmim të ulët dhe vështirësitë në punë po i detyrojnë shumë prej tyre të heqin dorë nga kultivimi i kësaj bime aromatike.

SYRI TV

Fermerët e zonës së Kushovës e të Skënderbegasit në bashkinë e Gramshit që kultivojnë bimën aromatike të livandës, po shkojnë drejt falimentimit. Ata ankohen se çmimi i ulët i shitjes me 100 lekë kilogrami nuk mbulon as shpenzimet bazë të prodhimit. Kostoja e lartë dhe mundimi fizik nuk shpërblehen, ndaj kërkojnë ndërhyrje nga shteti për të rregulluar çmimin në treg.

Këtë vit, një tjetër sfidë ka qenë prodhimi i dobët, i shkaktuar nga temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve, por edhe mungesa e fuqisë punëtore.

Gramshi, një nga pikat e njohura të kultivimit të livandës në Shqipëri, rrezikon të humbasë këtë traditë aromatike pa një ndërhyrje urgjente dhe mbështetje institucionale. Ulja e çmimit të livandës nga viti në vit e mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga mbjellja e bimës e të largohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco