Zjarrfikësit me degë peme luftojnë me zjarrin në Dukat, avionët nga Greqia hedhin ujë në malin Shën Gjergj

09:48, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarri në fshatin Dukat të Vlorës vazhdon për të katërtën ditë pas riaktivizimit të tij.

Sot po punohet nga ajri gjatë gjithë kohës, pasi dy avionët Canadair të mbërritur nga Greqia, po hedhin ujë në majën e malit Shën Gjergji në Dukat.

Ndërsa forcat zjarrfikëse dhe efektivët e ushtrisë po luftojnë me flakët me mjete rrethanore në shpatin e malit ngjitur me fshatin Dukat, për mos të lejuar që flakët të shkojnë në fshat.

Kërcënimi vazhdon të mbetet konstant edhe për parkun kombëtar të Llogorasë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco