Pronari i një pike tregtimi të vogël gazi dhe punëtori i tij kanë mbetur të dëmtuar pasi aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “ 1 Maji” në Fier.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Policia informon se nga shpërthimi i bombolës kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
© SYRI.net