FOTO/ Ja kush shqiptari i vrarë nga gruaja italiane

FOTO/ Ja kush shqiptari i vrarë nga gruaja italiane

16:37, 20/06/2017
A+ Aa A-

Personi që shihni në fotografinë kryesore është Agron Beshmata. 44-vjeçari Beshmata, rezident prej vitesh në komunën Chiari në Itali, i martuar dhe baba i 2 fëmijëve, është aksidentuar për vdekje mëngjesin e së hënës nga shtetasja italiane Donatella Chiari, 44 vjeçe, gjithashtu rezidente në qytezën Chiari në provincën e Bergamos.

Sipas versionit të italianes, emigranti shqiptar prej vitesh e persekutonte me mesazhe fyese në telefon. Ai kishte punuar kohë më parë në sipërmarrjen e ndërtimit të babait të saj. Kishte mundur të merrte numrin e saj të telefonit duke nisur t’i shkruante mesazhe ofenduese e kërcënuese, raportojnë mediat lokale.

Të dielën në mbrëmje, gruaja italiane kishte kaluar mbrëmjen në kinema e në shoqërinë e djali  dhe të një mikut të saj. Ky fakt kishte shkaktuar xhelozinë e shqiptarit i cili e kishte kërcënuar deri me vrasjen e të birit. Me anë të një “sms-je”, shqiptari i shkruan “nëse nuk bën atë që them unë do të djeg djalin”.

Italiania Donatella Chiari ka shkuar në polici. I marr në pyetje natën e së dielës nga autoritetet italiane, Beshmata është përgjigjur se djali është i tij e se shtetasja italiane e ka lindur pas një marrëdhënie dashurie që ata kanë pasur në të shkuarën.

Një ditë më pas, mëngjesin e së hënës, në ora 8.30, 44-vjeçari shqiptar ka pritur Donatella Chiari-t pranë vendit të saj të punës, në bibliotekën e zonës. Mes tyre ka nisur një grindje e dhunshme. Sipas rrëfimit të italianes shqiptari ishte i armatosur me thikë duke e plagosur në duar. Nga frika ajo është mbyllur në makinë e në tentativën për tu larguar ka aksidentuar për vdekje shqiptarin.

Emigranti shqiptar Agron Beshmata 44 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit. Ai ishte i martuar me një shtetase shqiptare e baba i 2 fëmijëve.

Ngjarja po hetohet si aksident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco