Vetëm pak minuta më parë Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover të djegur model tip i ri, në zonën e Grudës së Re.
Sipas burimeve për SYRI-n, brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 2 persona.
Gjithashtu policia njofton se nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Bashës për Bashkinë Shkodër. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Shkodër/ Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).
Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
© SYRI.net