Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe fëmija i dytë i mbytur

EMRAT/ Çeqe të falsifikuara me vlerë 1 milion dollarë, arrestohen dy italianë

10:48, 26/04/2024
A+ Aa A-

2 italianë, përkatësisht 44-vjeçari Roberto Musumeci dhe 49-vjeçari Cristiano Sia janë arrestuar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit për falsifikim të letrave me vlerë.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë automjeti me të cilin udhëtonin italianët në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco