SYRI TV/ E zë korrenti teksa ecte në rrugë humb jetën babai i dy fëmijëve

19:41, 24/04/2024
A+ Aa A-

E zë korrenti teksa po kalonte rrugën për tu kthyer ne shtëpi, vdes punonjësi i një biznesi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, ku 43 vjecari Vladimir Muhja, teksa po kthehej në shtëpi me biçiklete, aksidentalisht shkeli një tel të energjie elektrike i cili i shkaktoi vdekjen. Babai i dy fëmijëve është përcjellë këtë të mërkurë për në banesën e fundit.

Nga Syri TV

Punonjesi i një biznesi, teksa po kthehej në shtëpi, ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me një tel të energjisë elektrike që ndodhej në rrugë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, ndërsa viktimë mbeti Vladimir Muhja. Ky u fundit po lëvizte me biçiklete në anë të rrugës dhe aksidentalisht hasi përcjellësin e energjisë elektrike të një ndriçuesi i cili dyshohet të ketë qenë i zhveshur duke lënë të vdekur 43-vjecarit. Viktima Vladimir Muhja ishte babai i dy fëmijëve dhe punonte pranë një biznese përgjatë superstrades Lezhë-Milot dhe në momentin e ngjarjes po kthehej nga puna për në banesën e tij në Ishull-Lezhë .

Ndërkohë që për këtë ngjarje ka nisur hetimi për të zbardhur të plotë dinamiken e ngjarjes dhe vdekjen tragjikë të 43 vjecarit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco