SYRI TV/ Seanca për Gërdecit, Mediu akuza prokurorëve: U injoruan indiciet për sabotim

19:30, 24/04/2024
A+ Aa A-

Në seancën e sotme për çështjen Gërdeci avokatët e Mediut akuzuan prokurorët se duan të shmangin 4 shkaqet e tjera të mundshme të shpërthimit në Gërdec dhe të mbajnë tezën e karrocës së salduar. Si brenda seancës ashtu edhe para mediave, avokatët dhe vetë Mediu paraqitën argumenta se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimtë.

Nga Syri TV

Në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen “Gërdeci”, gjykata njoftoi se ka mbërritur letërporosia nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për kërkesën e pyetjes se 5 specalistëve amerikanë që bënë instruktimin për demontimin e municioneve luftarake.

Përmes saj shprehej pamundësia e pyetjes nga ndonjë gjykatë amerikane për shkak të parashikimeve ligjore teksa sugjerohej marrja në  pyetje e tyre nga agjentët e FBI-së, por këtë çështje gjykata do të shprehet në një moment tjetër. 

Gjatë seancës dhe pas saj mbrojtja e Mediut insistoi për ribërjen e ekspertizës, teksa në sallë avokati Henrik Ligori akuzoi prokurorinë se duket sikur kërkon të shmangë  4 shkaqet e tjera të mundshme dhe mbajnë tezën e karrocës së salduar si injektorë të shpërthimit të Gërdecit.

Në seancë Ligori theksoi se kërkojmë riekspertim në kushte të përafërta dhe më pas të nisë diskutimi për rolin e Fatmir Mediut, kërkesë që kundërshtua nga SPAK.

Akuza ndaj prokurorëve kishte edhe vetë Fatmir Mediu

Si brenda seancës ashtu edhe para mediave, avokatët dhe vetë Mediu paraqitën argumenta se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimtë.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të jetë në datën 2 maj ora 10.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco