VIDEO/ Çasti kur arrestohet trafikanti shqiptar i gomoneve në Kanalin Anglez që habiti hetuesit: 'Tru pjellor'

VIDEO/ Çasti kur arrestohet trafikanti shqiptar i gomoneve në Kanalin Anglez që habiti hetuesit: 'Tru pjellor'

12:00, 24/04/2024
A+ Aa A-

Ky është momenti kur arrestohet një trafikant shqiptar 'mendje pjellore', i cili përdorte WhatsApp-in për të organizuar kalime me varka të vogla për emigrantët, përfshirë fëmijë të vegjël.

Mustaf Çunaj, i cili kontrabandonte njerëz me gomone kundrejt mijëra paund pagese për emigrant, u dënua sot me nëntë vjet burg, njofton shtypi britanik.

41-vjeçari ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh, që kontrabanduan rreth 10 mijë emigrantë në Britaninë e Madhe.

Tashmë janë shfaqur pamjet e arrestimit të kontrabandistit ku shihen oficerë me rroba civile që i afrohen Çunajt në anë të rrugës gjatë natës.

Trafikanti, i veshur me një kapuç portokalli, flet më pas me oficerët të cilët i thonë se ai "veproi për të lehtësuar një shkelje të ligjit të imigracionit".

Dy oficerët e marrin më pas Çunajn përgjatë trotuarit, secili duke e mbajtur nga krahët e tij, përpara se ta fusin në një automjet të zi që po pret rrugës.

Pas arrestimit, trafikantit i është gjetur telefoni. Videot e ruajtura në pajisje përfshinin një pamje nga një varkë që lëshohej nga një plazh dhe një tjetër me emigrantë të veshur me jelek shpëtimi në një varkë në det.

Një numër fotografish që ndanin hartat e vendndodhjeve në Calais dhe Dunkirk u zbuluan gjithashtu në telefonin e tij, njëra që u tregonte dy personave vendin ku ndodheshin në Kanalin anglez dhe Detin e Veriut.

Çunaj, i cili përdorte pseudonimin 'John Broën' në bisedat në ËhatsApp me migrantët dhe kontrabandistët, i kreui kalimet gjatë një periudhe pesë javore midis korrikut dhe gushtit 2022.

Në një bisedë me një tjetër kontrabandist, ai organizoi një kalim për një grua dhe dy fëmijë, pesë dhe nëntë vjeç, me një çmim prej 7,500 paundësh secili.

Në një mesazh tjetër, Çunaj fliste për blerjen e gomoneve me fryrje nga 4,000 deri në 4,500 paund për varkë.

Ai gjithashtu pyeste për jelekët e shpëtimit, duke i thënë kontaktit të tij, 'Unë kam pesë veta, ata nuk dinë si [të veshin jelek shpëtimi] pasi janë fëmijë të vegjël'.

Çunaj u arrestua për herë të parë në tetor 2022 dhe u lirua nën hetim përpara se të arrestohej sërish në shtator 2023 dhe të akuzohej për vepra kontrabande me njerëz.

Trafikanti fillimisht mohoi përfshirjen në krimin e imigracionit, duke deklaruar se ai vinte vetëm anëtarë të familjes në kontakt me të tjerët nëse ata ishin të interesuar të vinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai më vonë e pranoi se e lehtësonte emigracionin e paligjshëm në Kingston CroWn Court dhe u burgos për nëntë vjet.

Rrjeti i kontrabandës në të cilin vepronte Çunaj ishte i lidhur me iranianin HeWa Rahimpur, 30 vjeç, i cili e drejtonte rrjetin nga shtëpia e tij në Ilford, në lindje të Londrës, duke siguruar anije në Turqi dhe duke i dorëzuar ato në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.

Tetorin e kaluar, iraniani Rahimpur u dënua me 11 vjet burg nga një gjykatës në Bruges.

Oficeri i lartë hetues i NCA, Andy MacGill, tha: 'Çunaj ishte mendje pjellore, duke shkëmbyer qindra mesazhe në vetëm dy muaj me një kontrabandist që organizonte këto kalime të rrezikshme dhe përfshihej në rregullimin e shumë të tjerëve.

“Hyrja në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe provat treguan se Çunaj nuk kishte kujdes për ata që po kontrabandonte, madje rregullonte kalimet edhe për fëmijët e vegjël.

NCA është e përkushtuar për të trajtuar krimin e organizuar të imigracionit si një prioritet dhe puna jonë vazhdon të ndalojë kontrabandistët e njerëzve që punojnë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe jashtë saj."/ar/sh/SYRI.NET

FOTOT E GJETURA NE CELULARIN E MUSTAF ÇUNAJT DHE MOMENTI I ARRESTIMIT

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco