SYRI TV/ Banorët e ‘Lagjes 15’ në Durrës sërish në protestë, kërkojnë rikthimin pas 5 viteve në banesa

13:42, 23/04/2024
A+ Aa A-

Banorët e lagjes ‘Numër 15’ pranë tregut të vogël industrial në Durrës kanë protestuar sërish në protestë para bashkisë duke kërkuar rikthimin ne banesat e dëmtuara nga tërmeti i 2019. Ata shprehen se nëse nuk marrin një zgjidhje do të nisin grevën e urisë në bashki, pasi prej kohësh nuk marrin as bonusin e qirasë. Ata i kërkojnë SPAK të hetojë ku shkuan paratë e rindërtimit, pasi prej 5 vitesh pallati i tyre i dëmtuar ende nuk është rikonstruktuar.

SYRI TV

Ashtu siç kishin paralajmëruar banorët e lagjes numër 15 pranë tregut të vogël industrial në Durrës janë rikthyer sërish në protestë para bashkisë. Ata kanë të njëjtat  kërkesa për institucionin vendor, rikthimin e tyre në banesa pas riforcimin e pallatit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 2019. Banorët shprehen se nëse nuk marrin një zgjidhje nga bashkia do të futen në greve urie, madje shkojnë edhe më tej duke kërkuar zyrat në bashkinë Durrës për të vijuar grevën e tyre.

Banorët tregojnë se prej pesë vitesh ende në banesa me qira, dhe këto 65 familje shprehen se kanë marrë kredi për të paguar qiranë. Madje i kërkojnë edhe SPAK që të nis hetimet se ku kanë shkuar paratë e rindërtimit dhe ende nuk është rregulluar pallati i tyre.

Eshtë hera e dytë që këta banorë shkojnë të Bashkia e Durresit. Edhe pse sorollaten nga zyrtarët e institucionit vendor ata kërkojnë një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco