Po transportonte mbi tre ton bombola me gaz freon, arrestohet shqiptari në Kapshticë

Po transportonte mbi tre ton bombola me gaz freon, arrestohet shqiptari në Kapshticë

17:17, 22/04/2024
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar dje në orët e mëngjesit, në zonën e Follorinës në Greqi, nga punonjës policie të Repartit të Rojës Kufitare të Kapshticës, për shkelje të legjislacionit për kodin doganor kombëtar.

Konkretisht, në kuadër të kontrolleve të synuara, punonjësit e policisë kanë identifikuar një furgon me drejtues 29-vjeçarin dhe gjatë kontrollit që u krye, u gjetën 242 bombola me ftohës (freon) me origjinë kineze, me peshë mbi 3 ton, të cilat i kishte marrë nga një kalim i paruajtur në kufirin greko-shqiptar dhe që u mungonte zhdoganimi dhe detyrimet doganore.

Një hetim paraprak për rastin ka nisur nga Departamenti i Rojës Kufitare të Kapshticës, ndërsa dosja ndaj tij do t’i dërgohet Prokurorisë Penale të Kastorias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco