Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Ralf Gjoni pyetet në SPAK, por kyç gojën për mediat

15:56, 22/04/2024
A+ Aa A-

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka dhënë deklarime për rreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme. Ai tha se nuk ishte në cilësinë e personit nën hetim, teksa refuzoi të deklaronte çështjen për të cilën është thirrur.

Nga Syri Tv

Ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë njëherësh mbajtës i disa funksioneve shtetërore e politike, Ralf Gjoni është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Pas rreth 4 orësh, në dalje të organit hetues, Gjoni tha se ka dhënë deklarime jo si person nën hetim.

Interesimit të gazetarëve për çështjen konkrete për të cilën ai është pyetur, Gjoni nuk iu përgjigj drejtpërdrejt, por theksoi se bëhet fjalë për një periudhë gjatë të cilës nuk ka mbajtur funksione politike por shtetërore.

Ralf Gjoni u bë deputet duke pranuar mandatin pas djegies së mandateve nga ana e ligjvënësve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco