Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

SYRI TV/ Dy vjedhje me pistoletë lodër në Vlorë

15:36, 22/04/2024
A+ Aa A-

Rreth një milion lekë, vodhën tre të rinj gjatë orëve të fundit në Vlorë, duke përdorur një armë imituese me silenciator.

Tre të rinjtë, tashmë të arrestuar, grabitën fillimisht dy persona, duke u marrë 500 euro dhe një celular, dhe më pas xhiron ditore të një pike karburanti.

Punonjësit e karburantit tregojnë ngjarjen dhe shprehen se grabitësit ishin të maskuar.

SYRI TV

Armët lodër janë kthyer në mjet për të kryer vjedhje ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Një tjetër rast i tentaivës së vjedhjes me armë lodër u regjistrua në Vlorë. Sipas policisë, tre të rinj, dy prej tyre nën moshën 18 vjeç, dhe njëri 20 vjeç, vodhën një shumë parash ndaj dy shtetasve duke i kërcënuar me një armë lodër. Fillimisht, tre të rinjtë me pistoletën lodër kanë kërcënuar duke u marrë portofolin dhe një celular dy shtetasve.

Më pas ata kanë shkuar në një pik karburanti, ku përsëri me pistoletën lodër, kanë vjedhur xhiron ditore dhe më pas janë larguar. Pas këtyre dy rasteve, policia ka vepruar duke sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve, të cilat kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve. Punonjësi i karburantit ku ndodhi ngjarja, tregoi se tre të rinjtë, arritën t`i merrnin kolegut të tij rreth 33 mijë lekë të rinj.

Të rinjtë janë identifikuar dhe më pas janë arrestur në lagjen “10 korriku” në Vlorë. Policia sekustroi një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofolin dhe aparatin e celular të dyshuar të vjedhura. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një thikë, 2 maska mjekësore dhe një mjet tip “Audi”, që autorët e kanë përdorur për t`u larguar nga vendi ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco