Goditi me grushte e sende të forta 3 të rinj, arrestohet 26-vjeçari

Goditi me grushte e sende të forta 3 të rinj, arrestohet 26-vjeçari

13:39, 22/04/2024
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta disa të rinj në një lokal në Udënisht të Pogradecit.

Në pranga ka rënë F.Ç, 26 vjeç. Po ashtu ai ka dëmtuar me gurë automjetin në pronësi të 39-vjeçarit.

‘Arrestoi në flagrancë shtetasin F. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi në një lokal në fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasit E. J., 31 vjeç, A. J., 26 vjeç dhe Gj. J., 39 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, si dhe ka dëmtuar me gur automjetin në pronësi të 39-vjeçarit.’- njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco