Ndodh edhe kjo/ 35-vjeçari në Durrës vjedh derën e një banese, arrestohet në flagrancë

Ndodh edhe kjo/ 35-vjeçari në Durrës vjedh derën e një banese, arrestohet në flagrancë

13:34, 22/04/2024
A+ Aa A-

Një 35 vjeçar në Durrës ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka vjedhur derën e një banese.

Ndërkohë një 52 vjeçar po në Durrës u arrestua pasi ka dhunuar psikologjikisht gruan e tij.

Ndërsa një 20 vjeçar dhe një 17 vjeçari i gjeti policia kanabis. 

Njoftimi:

Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur derën e një banese, në lagjen nr. 17.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan shtetasin T. E., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, për shtetasit K. H., 20 vjeç, banues në Suedi dhe L. C., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco