Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

17:53, 20/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar Bahrije Gjuni, gjyshja e 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës. Ajo pranoi të dorëzonte sot djalin në polici, ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit.

Para policisë ajo ka dëshmuar edhe se ku ka qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj.

‘E kemi  vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë.

Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë.

Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë.

Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë, por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje’, ka deklaruar gjyshja, Bahrije Gjuni për policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco