Hetimi për TIMS, Arjan Hoxha: U përgatit terreni, patronazhimin e kaluan në Policinë e Shtetit

Hetimi për TIMS, Arjan Hoxha: U përgatit terreni, patronazhimin e kaluan në Policinë e Shtetit

22:42, 16/04/2024
A+ Aa A-

Duke komentuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha, tha në emisionin “Open” se emërimi i Ervin Muçës në krye të drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit e ktheu sektorin në departament duke bërë që të kishte disa drejtorë në varësi.

Hoxha tha se në sistemin TIMS, çdo qytetar shqiptar ka një skedar personal mbi të kaluarën e tij, nëse ka pasur precedentë, gjithë personat në kërkim.

“Ai sistem secili ka një databazë. Kur çekon punonjësi i policisë në pikën e kalimit kufitar i del emri. Mua më bën shumë përshtypje një super drejtor aty. i është përgatitur terreni. Nuk ka qenë departament, ka qenë thjesht drejtori e teknologjisë. U bë departament që ky ‘fenomeni’ të ketë edhe drejtorë të tjerë nën varësi”, tha Hoxha.

Eugen Beçi: Njësinë kundër krimit ekonomik e zvogëlojnë dhe zmadhojnë njësinë tjetër.

Hoxha: Nuk ka asnjë logjikë. Jam dakord me prurjet, por në bazë të ligjit të Policisë së Shtetit nuk mund të vijë ky. Por vjen me gradën nënkomisar. Duhet të japë provimet në Akademinë e Policisë. Të certifikohet! Vërtetim në komisariatin ku banon nëse ka procedim penal. Ky paska pasur procedim. Pastaj i jepet një certifikatë sigurie. Krijuan patronazhimin dhe krijuan precedentë dhe kaluan në Policinë e Shtetit. Nuk mund të ketë në radhët e policisë individë të tillë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco