Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

VIDEO-SYRI TV/ Zbardhet vendimi për Fredi Belerin. Procedimi u regjistrua pas arrestimit

17:31, 16/04/2024
A+ Aa A-

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri që u dënua me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Në 90 faqe vendim, pothuajse në asnjë pikë nuk iu jepet përgjigje pyetjeve dhe fakteve të mbrojtjes që kanë të bëjnë me dëshmitë e rreme apo shkeljet për regjistrimin e procedimit penal

Nga SYRI TV

Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Posaçme ka vënë në dispozicion të avokatëve vendimin e dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. E teksa pritet ankimi në Apelin e Posaçëm, në vendimin e Shkallës së Parë prej 90 faqesh, bie në sy një arsyetim i pazakontë mbi një prej pretendimeve kryesore të mbrojtjes, që ka të bëjë me tabulatet telefonike ta bashkëpunëtorit të policisë Arsen Rama.

E teksa në gjykim mbrojtja pretendoi se prokuroria nuk ka asnjë provë të tabulateve të bashkëpunëtorit të policisë i cili është paguar, nga data 8 deri në datën 14 Maj, ai nuk ka qenë në Vlorë dhe letrat e Belerit janë kopsitur pasi ai është arrestuar, gjykata jep një arsyetim në dukje qesharak. Gjykata arsyeton se Himara është qytet i vogël, ndaj një person, në rastin konkret Arsen Rama mund të ndodhej në 2 vende njëkohësisht në një kohë të shkurtër. Por Gjykata, thekson se provat nga aparatet celulare nga bisedat e përgjuara ambientale përputhen me njëra-tjetrën.

GJYKATA E POSAÇME “Nga të dhënat e përftuara nga këqyrja e aparatit telefonik celular të mësipërm, referuar thirrjeve hyrëse dhe dalëse, si dhe komunikimeve në rrjetin social Ëhatsapp, rezulton se ato janë në përputhje dhe në harmoni me bisedat ambientale të përgjuara si dhe me deklarimet e shtetasit Arsen Rama”

Në vendim përkundër pretendoi SPAK gjatë shqyrtimit në gjykim, pranohet se Fredi Beleri rezulton i padënuar, teksa nuk i përgjigjet asnjë kundërshtimi të të pandehurit ndaj akuzës. Në kundërshtim me çfarë ka raportuar mbrojtja, gjykata sipas avokatëve të Belerit gënjen kur thotë se i kanë kërkuar të pandehurit që të dëgjohen cd–të që përmbajnë regjistrime bisedash mbi të cilat janë ngritur akuzat. Avokatët pretendojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë, dhe kjo mund të provohet edhe nga pjesmarrja e mediave në procesin gjyqësor, teksa fton gjykatën të provojë këtë argument. Gjithashtu vendimi i GJKKO-së nuk jep përgjigje si i dha deklarimet dhe si u nënshkrua marrëveshja e simulimit nga Arsen Rama në prani të prokurorëve të Vlorës, në prokurorinë e ketij qyteti, kur Arsen Rama në të njëjtën datë dhe në të njëjtën orë ndodhej në qendër të Himarës duke folur në telefon. Vendimi nuk jep përgjigje mbi pretendimin e mbrojtjes se pse ia fshehu prokuroria Belerit tabulatet telefonike të Arsen Ramës

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco