I zhdukur prej katër ditësh, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit pranë lumit Buna në Shkodër

I zhdukur prej katër ditësh, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit pranë lumit Buna në Shkodër

13:07, 16/04/2024
A+ Aa A-

Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar në Shkodër, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco