Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

11:51, 16/04/2024
A+ Aa A-

Një shtetas nga Kosova tentoi të fuste nga Pika Kufitare e Morinës 24 900 euro të padeklaruara.

Ndaj I.Z., banues në Lipjan të Kosovës, ka nisur një hetim penal, teksa paratë u sekuestruan. 45-vjeçari teksa hynte në Shqipëri nga Kosova me automjetin tip ‘Benz’ është kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

Nga kontrolli fizik iu gjetën rreh 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar konform ligjit.

Ndaj tij ka nisur hetimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco