SYRI TV/ SPAK drejt mbylljes së hetimeve për ‘metamorfozën’, nis komunikimi i akuzave për anëtarët e grupit

17:54, 15/04/2024
A+ Aa A-

 

SPAK është drejt mbylljes së hetimeve dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Pjesë e grupi janë biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita e ish shefi i operacionales në Policinë e Shtetit Oltion Bistri.

Për dy të fundit, deri në këtë fazë, mësohet se iu kanë rënë akuzat për 2 vepra penale. Ndërkohë për shtetasit që ndodhen në kërkim për një sërë krimesh, është veçuar hetimi.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme është drejt mbylljes së hetimeve ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

SPAK ka nisur komunikimin e akuzave për personat nën hetim ku deri më tani mësohet se është bërë për biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka, për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri të cilit në këtë fazë I është hequr akuza për shpërdorim detyre, teksa akuzohet vetëm për korrupsion. 

Gjithashtu pjesë e dosjes është edhe ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj cili dyshohet se ndihmoi anëtarët e fisit Bajri në planin e vrasjes së Ibrahim Licit dhe Dorjan Dulit.

Për ish prokurorin e Shkodrës njëherësh ish drejtues i akuzës në Kukës Xhevahir Lita ka rënë akuza për grup kriminal, teksa akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Vijimi i komunikimit të akuzës po bëhet së fundmi për anëtarët er tjerë të grupit që ranë në pranga.

Ndërkohë për personat qëe ende ndodhen në kërkim, SPAK ka veçuar hetimin. Kjo e fundit është duke hetuar veçmas si dhe ka nisur letërporosi rreth disa detajeve shtesë të zbuluara gjatë hetimeve dhe bisedave që kanë kryer anëtarët e grupit kriminal të kryera përmes aplikacioneve Encro Chat dhe SKY EÇ.

Zbërthimi i aplikacioneve zbuloi vrasjen e Gjon Boriçit, planin e vrasjes së ish policit të burgjeve Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës.

Gjithashtu Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit strategjik Pëllumb Gjoka.

Ndërkohë dosja ende nuk ka kaluar me kërkesën në gjykatës për nisjen e gjykimit ndaj këtyre personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco