Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Seanca për kërkesën e dënimit përjetë, Dajti u dënua me 25 vite për vrasjen e 4 policëve

17:41, 15/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë cakton datën 4 qershor që të shqyrtojë kërkesën e ish-prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda që Dritan Dajti të dënohet përjetë për vrasjen e 4 punonjësve të policisë.

Vendimi vjen në limitet e kohës që i kanë mbetur Dajtit për shlyerjen e dënimit me 25 vite burg, teksa ka përfituar në kohë të ndryshme edhe nga amnistitë apo sjellje të mirë në burg.

SYRI TV

Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të rekursit për Dritan Dajtin të ish-Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda që kundërshton ndryshimin e vendimit të dënimit përjetë në 25 vite heqje lirie. 

Gjykata e Lartë do shqyrtojë më 4 qershor rekursin e ish-prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda që kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë. Relator i çështjes do të jetë Sandër Simoni ndërsa gjyqtar Medi Bici dhe Ilir Panda.

Në vitin 2019 disa gjyqtar të deleguar nga rrethet prishën vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Dajtin që akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të policisë.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Ndaj gjyqtarëve nisi një hetim mbi dyshimet për korrupsion duke iu kontrolluar edhe banesat, por me pas hetimi u pushua për mungesë provash.

Për pak muaj Dritan Dajtit i përfundon dënimi pasi i akuzuari për 5 vrasje ka qëndruar shumë kohë në paraburgim ndërsa sipas të dhënave ka përfituar edhe nga amnistitë ndër vite e sjellje të mirë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco