Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Vjedhja 7 mln euro, drejtori i Veliajt aksioner në Call Center me një prej anëtarëve të grupit kriminal

Vjedhja 7 mln euro, drejtori i Veliajt aksioner në Call Center me një prej anëtarëve të grupit kriminal

17:14, 15/04/2024
A+ Aa A-

SPAK ka dhënë pretencën sot për disa persona që dyshohet se përmes Call Center-ave kanë mashtruar qytetarë gjermanë, ndërsa vlera për të cilën akuzohen llogaritet në 7 mln euro.

Referuar dokumenteve nga QKB, rezulton se një prej drejtorëve më të rëndësishëm të Erion Veliajt, Erindi Bejko është aksioner në një kompani, bashkë me Xhulian Xhafën, madje me të njëjtat kuota: 33.33%.

Kompania është themeluar në 2015 dhe referuar historikut ka pasur vetëm ndryshime te administratorët e kompanisë, e cila ofronte kryesisht shërbime promovimi dhe shitje përmes telefonit, etj.

Për Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, SPAK kërkoi dënimin me 8 vjet e 6 muaj.

Gjithashtu SPAK i ka sekuestruar 20 milionë lekë që ishin në emër të Xhulian Xhafës, në kuadër të hetimeve që ka kryer ndaj grupit kriminal.

Ccuditërisht sërisht një prej drejtorëve të rëndësishëm të emëruar nga Veliaj del me lidhje me elementë kriminalë, që kanë ngritur skema kriminale, me synim vjedhjen e parave. Duket se drejtorët që emëron Veliaj ose kanë hobi të vjedhin vetë paratë nga buxheti, ose ‘peshkohen’ kollaj nga elementë që arrestohen, hetohen e gjykohen si pjesë e grupeve të organizuara kriminale.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco