SYRI TV/ Tiranë, aksident në punë humb jetën punonjësja . Ngjarja në kompaninë ‘Mapo Cash & Carry’

15:48, 15/04/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kompani të tregtimit të mallrave me shumicë, teksa një 54-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur të premten në 13 prill, ndërsa shtetasja Katrinë Bodurri ka marrë plagë të rënda gjatë sistemimit të mallit, ndërsa është dërguar me urgjence na spital ku më pas ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar një punonjës i cili dyshohet se ka qenë shkaktari për aksidentin që i mori jetën 54 vjecares.

Nga Syri TV

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kompaninë Mapo Cash and Carry, teksa një 54-vjeçare ka humbur jetën. Ngjarja aksidentale ka ndodhur të premten në 13 prill rreth orës 11.00 ndërsa shtetasja Katrinë Boduri ka marrë plagë të rënda ku më pas ka humbur jetën në spital. Policia ka arrestuar një punonjës i cili dyshohet se ka qenë shkaktari për aksidentin që i mori jetën 54 vjecares.

Pirunisti i kompanisë ‘Mapo Cash and Carry’ Refik Sokoli, 56 vjeç është arrestuar nga komisariati numër 6, për ‘Shkelje të Rregullave të Mbrojtjes në Punë’. Ai ka thënë para policisë së ngjarja ka qenë totalisht aksidentale. Ai është shprehur se teksa po vendoste një paletë në vendin e përcaktuar, dy paleta të tjera kanë rënë duke zënë poshtë 54-vjeçaren Katrrinë Bodurri me origjinë nga Iballa e Pukës por banuese në Tiranë. Katrrinë Bodurri ka thënë Sokoli po bëntë disa sistemime.  54-vjeçarja ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës. Megjithë trajtimin e mjekëve ajo nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital. Pas veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Tiranës, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që i vetmi i akuzuar deri më tani është pirunisti Refik Sokoli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco