Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Djegia e banesës/ ‘Hajde se u dogj burri’', banori tregon momentet e tmerrit: Djali desh ngeli prej tymit…

Djegia e banesës/ ‘Hajde se u dogj burri’', banori tregon momentet e tmerrit: Djali desh ngeli prej tymit…

11:26, 14/04/2024
A+ Aa A-

Gjatë orës 02:10 në lagjen Zogaj, një banesë është përfshirë nga flakët e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një 52 vjeçar, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa dëmtime.

Një komshi i çiftit që iu dogj shtëpia ka treguar edhe momentet e zjarrit dhe përpjekjet për ti ardhur në ndihmë çiftit ku fatkeqësisht burri 52 vjeçar humbi jetën ndërsa arriti të shpëtonte bashkëshortja e tij.

‘’Në orën 2 pa një çerek ka dalë e shoqja jashtë duke kërkuar ndihmë.

Sepse vetëm unë e kam komshi.

Tu bërtit o Riza o Riza, hajde se u dogj burri.

Djali ka ardhur e ka mbetur shakull në oborr prej trishtimit duke kërkuar ndihmë për të atin.

Kam ardhur me djalë e me gru, jam futur deri në katin e parë te shkallat duke thirr emrin e të shoqit o Bahri.

Nuk është përgjigj.

Kam marrë me u ngjit në kat të dytë, më ka dal tymi e flaka përballë.

Ka ardh djali pastaj më nje shok të vetin, janë ngjitur deri lart dhe kanë qenë duke ngel atje lart prej tymit.

Kam marrë zorrën e ujit dhe jam munduar për me e fik zjarrin.

Kemi lajmëru zjarrfikësen, ato mund të kenë ardhur pas 40 minutash’’, tha një nga komshinjtë që u përpoq të ndihmonte çiftin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco