Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, 2 turistët çek shpëtohen nga policia

Kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, 2 turistët çek shpëtohen nga policia

10:43, 14/04/2024
A+ Aa A-

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve çek, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.

Njoftimi i policisë:

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i vijnë në ndihmë 2 turistëve çek, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.

Mbrëmjen e djeshme, është marrë njoftim se 2 turistë nga Çekia, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e thepisur të malit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco