Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Ekzekutoi ish-bashkëshorten me gjakftohtësi, autori: Nuk kisha më plumba për t’u vetëvrarë

Ekzekutoi ish-bashkëshorten me gjakftohtësi, autori: Nuk kisha më plumba për t’u vetëvrarë

08:09, 14/04/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Ferizaj të Kosovës, ku Valon Aliu ekzekutoi me armë zjarr ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli në një qendër sociale.

Vrasësi ka treguar përpara grupit hetimor se ai kishte shkuar në qendrën sociale për të marrë djalin e sëmurë, ku kishte debatuar me ish-bashkëshorten.

Pasi kishte shkuar me djalin në shtëpi, ai u rikthye në qendër dhe debatoi sërish me Eronën të cilën më pas e qëlloi me gjakftohtësi. Valoni tregon se kishte tentuar më pas të qëllonte veten, por nuk kishte më plumba.

“Djalin e kisha të sëmurë sipas bashkëshortes unë i kërkova një fotografi ajo refuzoi ta dërgojë, për inati. Më tha se është në gjendje të keqe djali. Pas kësaj bisede të nesërmen jemi takuar në QPS, për vizitën e djalit. E kam marr djalin e kam dërguar në shtëpi, me ja pre flokët, fillimisht e dërgova në shtëpi për t’u qetësuar edhe motrat e mia donin ta shihnin.

Tani pa fëmijën kam shkuar të merrem vesh me zyrtaren e QPS-së, për fyrjet dhe ofendimet që mi ka bërë përmes rrjetit social Instagram ajo që pastaj t’ia sjellë djalin. Por, në bisedë e sipër me ish bashkëshorten në prezencë të zyrtares ka filluar konflikti me të dhe vëllain e saj dhe më ka kapë për krahu. Unë hyra brenda e më tha uluni e merruni vesh, flisni qetë. Se tha ska qate pa ti çu fotografitë e më ka thënë bima djalin e vëllai i saj më tha dalim jashtë”-mësohet të jetë shprehur Valon Aliu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco