‘Me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje’/ Arrestohet në Lezhë 36-vjeçari nga Pogradeci

14:25, 27/03/2024
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 36-vjeçar në Lezhë pasi u kap i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Sipsa burimeve për mediat, 36-vjeçari i arrestuar është Xhon Sari, banues në Pogradec.

Njoftimi i policisë/ Shëngjin, Lezhë

Goditje të njëpasnjëshme armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë.

I armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin Xh. S.. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco