Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Në pritje të masës së sigurisë, Jorgo Goro shfaqet i heshtur pas kafazit të të pandehurit

12:07, 26/03/2024
A+ Aa A-

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur kryebashkiaku në detyrë e Himarës, Jorgo Goro është në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, për përcaktimin e masës së sigurisë.

Ai ndodhet pas kafazit prej xhami, në pritje të verdiktit që do të japin sot togat e zeza. Goro, akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaci, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur edhe Bilbil Aliaj ish-drejtor i ASHK Vlorë dhe Vezir Gjikolaj ish-jurist i ASHK Vlorë. Bilbil Aliaj, me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Ndërkohë, Gjikoka, me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco