Makina përplas të moshuarin, po lëvizte me biçikletë

Makina përplas të moshuarin, po lëvizte me biçikletë

19:40, 25/03/2024
A+ Aa A-

Një aksident ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Zogu i Parë” në Elbasan. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:45, ku një automjet me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Për pasojë i moshuari është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit ndaj të cilit po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco