Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

SYRI TV/ Gjykata rikthen në qeli portugezin Saraiva

14:34, 20/03/2024
A+ Aa A-

Portugezi Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Adrian Nikulaj është rikthyer sërish ne qeli, pasi gjykata e Lezhës ka bërë rivlerësimin e masës së sigurisë duke e lënë në arrest ne burg.

Avokati, Kujtim Cakrani u shpreh se për klientin e tij duhet një masë më e lehtë sigurie, pasi nuk ka prova konkrete që e implikojnë atë në vrasje.

SYRI TV

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg portugezin e akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ruben Saraiva u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij teksa avokati kujtim cakrani kërkoi një masë më të lehtë sigurie.

Avokati u shpreh se për klientin e tij nuk ka prova konkrete që e implikojnë atë si autor të vrasjes se biznesmenit.

Sipas tij policia dhe prokuroria kanë më shumë dyshime sesa prova dhe madje kalon edhe më tej duke deklaruar se i është bërë presion nje prej dëshmitares që cilësohet si një prej dëshmive kyc për këtë ngjarje te rende.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet portugezi ndodhi më 19 Prill të vitit të shkuar rreth orës 13:30 brenda lokalit në pronësi të Nikulajt, në Lezhë.

Ky i fundit ishte i ulur në një nga tavolinat, kur autori futet brenda dhe e qëllon 7 herë në kokë dhe trup. Arrestimi i Saraivës u bë i mundur rreth një muaj më vonë në Marok.

Saraiva erdhi në Shqipëri në 14 Shkurt të 2023 dhe sipas Policisë dhe Prokurorisë së Lezhës për të finalizuar planin e thurur dhe financuar nga Edmond Haxhia, tashmë i arrestuar në Britani, të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në kërkim si një nga bashkëpunëtorët kryesore të ngjarjes, mbetet ende shtetasi anglez, Harry Simpson, i cili u lagua nga Rinasi me destinacion Anglinë.

Në Angli ndodhen të ndaluar dhe kanë nisur procedurat e ekstradimit, 4 nga autorët e ngjarjes, 3 britanikët vëzhgues dhe Edmond Haxhia. Autoritetet thonë se ngjarja kishte motiv gjakmarrjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco