Mafia shqiptare në Itali/ Nëndrejtoresha e Drejtorisë Investigative të Antimafias: Projeksioni më i madh kriminal shqiptar në veri të Italisë

12:14, 20/03/2024
A+ Aa A-

Lorena Di Galante, nëndrejtoreshë e Drejtorisë Investigative të Antimafias në Itali, në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, tregoi më shumë për pozicionimin e mafias shqiptare në Itali.

Di Galante u shreh se mafia shqiptare në Itali ngjan me mafian klasike italiane, përsa i përket modelit organizaiv, teksa shtoi se duket se ata preferojnë vendosjen në veri të italisë, pikërisht për favorizimin që i jep pozicioni më i mirë hyrës drejt europës veriore, për trafikun e drogës.

Mafia shqiptare është një ogranizim që ka bërë një hov në rritje të aktivitetit të saj kombëtar e ndërkombëtar e që shkon përtej krimeve me qëllime individuale.

Ka krijuar një model ogranizativ të rëndësishëm, i lehtësuar nga strukturat bazuar në lidhjet kriminale apo familjare.

Nga modeli organizativ mund ta quajme të ngjashme me mafian italiane.

Forca e një organizimi struktural të organizuar mirë verpon aty ku gjen hapësira të lirë, pra ky model që kemi verifikuar, sidomos gjatë operacioneve të fundit është shumë i ngjashëm me mafian italiane.

Projektohet në territore ku mendohet se gjen asferën e mirë dhe ku mund të infiltrohet  dhe sidomos pa i ndalur lidhjet me ogranizimet vendase.

E ky është një model klasik mafioz Italian. Ështe shumë i lidhur.

Është ende shumë i fortë aktiviteti mes Shqipërisë dhe Puglias në trafikun ndërkombëtar të drogës me shtrirje territorial kudo ku ky treg është i fuqishëm.

Por projeksioni më i madh kriminal shqiptar është në veri të Italisë dhe është e qartë se ku gjen hapësirë të lirë ajo vë rrënjë, e kontollon territorin.

Fakti që është shumë e shtrirë në veri të Italisë është pikerisht se e lejon pozicioni më i mirë hyrës drejt europës veriore, për trafikun e drogës.

Ekuilibret ndërmafioze janë të përcaktuara mirë tashmë mes tyre, ekuilibri bazë është ai i biznesit me njëra-tjetrën , janë ekuilibra precize, ku në një territor secila prej tyre ka hapësirën e saj dhe në momente kritike, ku ndërkohë hyn policia, hapësirat bosh impenjohen nga organizime të ngjashme mafioze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco