Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Vrasja e Gentjan Bejtjas, në vendin e krimit kanë mbetur ende gëzhojat

Vrasja e Gentjan Bejtjas, në vendin e krimit kanë mbetur ende gëzhojat

22:51, 18/03/2024
A+ Aa A-

Tre nga gëzhojat e mbetura prej atentatit ndaj 42-vjeçarit Gentjan Bejtja u publikuan mbrëmjen e së hënës në studion e “Opinion”.

Gazetari Spartak Koka thotë se në vendin e ngjarjes ka ende gëzhoja, ashtu siç pretendojnë edhe familjarët e viktimës.

E gjitha kjo si dëshmi e një ekzekutimi brutal ndaj ish-policit të burgjeve në Larushkë të Fushë Krujës të Premten e shkuar.

Këto janë gëzhojat e atentatit?

Spartak Koka: Njërin prej tyre e kishte babai i Gentjan Bejtjas, dy të tjerat i gjetëm gjatë intervistës me të dhe të afërmit e tjerë, teksa po kontrollonim në serë. 3 kemi gjetur ne, po ata pretendojnë se ka edhe plumba të tjerë. Pra gëzhoja të tjera që janë lënë në vendin e ngjarjes. Kjo tregon dinamikën, ashpërsinë dhe brutalitetin ndaj Genjtjan Bejtjas. Kësaj here ata s’kanë dashur të gabojnë.

Kujtojmë se Bejtja u ka shpëtuar 3 atentateve para këtij të fundit, i cili rezultoi fatal për të. Të 4 atentatet janë kryer në afërsi të banesës së tij. Ende nuk dihet se kush janë autorët, ndërsa dyshohet se i ndjeri kishte përplasje me persona të rrezikshëm të zonës si dhe kishte dijeni mbi shumë ngjarje kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco