Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Masakra e Don Bosko, Apeli liron nga burgu njërin prej të arrestuarve

Masakra e Don Bosko, Apeli liron nga burgu njërin prej të arrestuarve

17:15, 18/03/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Tiranës i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje, Roland Ahmetsula, një prej të arrestuarve si i dyshuar për përfshirjen e asaj që njihet si masakra e Don Boskos.

Avokati Shkëlqim Mustafa dorëzoi prova që rrëzuan pretendimet e prokurorisë dhe çuan në lirimin e Ahmetsulës.

Për masakrën e Don Boskos ku u vra gabimisht Erjon Çela akuzohet si urdhërues Kasandër Noga dhe ekzekutor Kevin Suçi.

Ahmetsulaj ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarje.

 “Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës së shkallës së parë i riu.

Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë. 

Sipas avokatit, edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit e Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco